Kreu i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se populli ukrainas është duke bërë një rezistencë tashmë prej 2 muajsh ndaj Rusisë.
Sipas tij, kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe çështja është se çfarë qëndrimi do të mbajë Perëndimi dhe NATO në raport me të;
Mediu: Populli ukrainas është duke bërë një rezistencë tashmë prej 2 muajsh ndaj Rusisë. Sigurisht që do të kenë oshilacione. Rënia e Mariupolit është një moment kritik. Kishim edhe një tentativë për të përshpejtuar Kievin dhe më pas një tërheqjeje.
Kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe çështja është se çfarë qëndrimi do të mbajë Perëndimi dhe NATO në raport me të; do ta mbështesin me armatime dhe sanksione, apo do të vijmë në një moment tjetër. Edhe këtu po shkon puna.