Mediu dhe Duka, mbështetje për Evdar Kodhelin në Fier: Luftë për fitoren e të mirës mbi të keqen, përballja për t’i dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve

min lexim

Aleatët e Partisë Demokratike, Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu dhe Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës kanë deklaruar mbështetjen për Evdar Kodhelin, kandidaturën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qytetin e Fierit.

Në fjalën e tyre kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe ai i PAA Agron Duka, kanë kërkuar bashkimin e të gjitha forcave që sipas tyre do të sjellin ndryshimin e shumëpritur për largimin e këtij regjimi.

“Kjo nuk është lufta për fitoren e një partie apo kryetar bashkie thjeshtë për z Kodheli. Është lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen, është përballja për t’i dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo varfërisë, krimit dhe korrupsionit. Së pari më lejoni të them dy fjalë për Kandidatin siç e njoh unë. Evdar Kodheli është përfaqësues i shoqërisë civile dhe ne duam një kyebashkiak që të jetë jo i partive por qytetarëve të Fierit. Por ne sot jemi këtu, për të kërkuar nga gjithsecili nga ju që të qëndrojmë së bashku dhe çdo votë për Partinë Republikane, Partinë Agrare çdo votë opozitare e qytetare të jetë dhe votë për Kryetarin e Bashkisë Evdar Kodheli”, tha kreu i PR.

Mediu theksoi se ky është moment i rëndësishëm, por dhe i vështirë pasi ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë.

“Duke kërcënuar për largim nga puna; Duke kërcënuar për shkatërrim biznesi; Duke kërcënuar për grabitje prone; Duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj”, deklaroi Mediu.

Agron Duka deklaroi se ne jemi të gjithë opozitar kundër pushtetit absolut. “S’mund ta lemë jetën në dorë të një njeriu, prandaj jemi këtu për votat e Partisë Agrare dhe Partisë Republikane, por dhe për të mbështetur kandidatin e opozitës z Evdar Kodheli”, tha Duka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britani e Madhe, 3 milionë njerëz morën ndihma ushqimore vitin e kaluar

Story i radhës

Osmani kërkon që Serbisë t’i bëhet presion që të respektojë Marrëveshjen e Ohrit

Të fundit nga