Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se opozita duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet locale të 14 majit.
Me anë të një postimi në Facebook, Mediu u shpreh se çdo vendim për të mos ndodhur një gjë e tillë, nuk bën asgjë tjetër veçse i shërben qeverisë dhe krye ministrit Rama.
Ai nënvizoi nevojën për një marrëveshje brenda opozitës edhe në lidhje me këshilltarët dhe këshillat bashkiakë.
Postimi i plotë:
Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.
Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames.
Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të keshilltareve.
Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhët të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.
Opozita duhet të ndërtojë një marëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota.
E djathta pa garë nuk ka vlerë.