Mediet spanjolle: Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës

November 22, 2022
1 minut lexim

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës duke filluar nga 1 janari 2023.

Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo dhe Telemadrid, sipas të cilit Zizou tashmë ka arritur një marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit për të zënë vendin e Didier Deschamps pas Botërorit 2022 në Katar.

Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021 kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr Les Bleus, ndërsa Deschamps do të largohet nga pozicioni që mban që nga viti 2012.

Një aventurë që Zidane nuk do ta ndërmarrë i vetëm, por do të shoqërohet nga disa ndihmës të tij në kohën e Real Madridit. Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizou u prek nga Covid-19. 

Në një intervistë të dhënë për L’Equipe në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të, Zidane kishte shfaqur objektivin e tij për të trajnuar Francën, një dëshirë e ndarë nga miliona tifozë francezë që e duan atë.

“Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren – rrëfeu ai -. Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje”. Për lumturinë e të gjithëve, ndoshta përveç njërit (Deschamps).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmeti në Indonezi, mes 252 të vdekurve edhe shumë fëmijë

Story i radhës

​Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

Të fundit nga

ShkoLartë