Mediet serbe “gozhdojnë” Ponoshin, vetëm se i kërkoi perëndimit të ndërrohet Vuçiqin

Mediet pro-qeveritare serbe kanë “gozhduar” ish gjeneralin e ushtrisë Zdravko Ponosh, duke e quajtur kandidat të dështuar, gjeneral me pasaportë kroate, tash në opozitë, pasi ai ka kërkuar ndihmë nga perëndimi që të ndërrohet presidenti i Serbisë Vuçiç, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Ky medium shkruan se Ponosh duke qenë mysafir i televizioneve opozitare apo manjate si i quajnë ato dhe që në zgjedhje mori 4 herë më pak vota se Vuçiç, propozon që në postin e presidentit të vij me ndihmën nga jashtë.

“Ky regjim nuk do lëshojë pe nga presionet e brendshme të këtij lloji si deri tash, regjimi jo demokratik lëshon pe vetë para presioneve nga jashtë dhe për këtë shkak presioni duhet të ngritët në nivel më të lartë” tha Ponosh.

Ponosh ka komentuar edhe rrjedhën e deritashme të protestave të cilat me moto për luftë kundër dhunës me javë po organizohen në Serbi, duke i cilësuar shumë të dobëta për rrëzim të këtij regjimi.

Sipas tij protestat jan[ shndërruar në “bukë edhe gjalpë”, duke pranuar se ajo që iu është e qartë të gjithëve që përcjellin skenën politike në Serbi se protestat e opozitës janë thuajse para shuarjes dhe kanë pësuar fiasko.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sistemi gjyqësor i kapur nga politikanët e koruptuar

Story i radhës

“Kurrë se la pa e ndreqë punën me t’shti n’Bayern me lujtë”, Getinjo ironizon keq me Loredanën

Të fundit nga