Mediat sociale: Ka më shumë rëndësi si i përdor, dhe jo sa i përdor

January 4, 2025
min lexim

Në debatin e përhershëm mbi ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, shpesh neglizhohet një aspekt shumë i rëndësishëm: si i përdorim ato. A janë rrjetet sociale mjete për të ndërvepruar dhe komunikuar në mënyrë aktive, apo thjesht mbushës pasivë të kohës së lirë? Kjo diferencë ka rëndësi.

Një studim nga Joint Research Center (JRC), shërbimi kërkimor shkencor i Komisionit Evropian, ka zbuluar një lidhje të fortë midis përdorimit pasiv të rrjeteve sociale dhe ndjenjës së vetmisë dhe shkëputjes.

Teprimi

Të dhënat e studimit janë marrë nga sondazhi EU Loneliness Survey, i kryer mbi pak më pak se 30,000 persona në Evropë. Analiza synonte të eksploronte marrëdhënien e të anketuarve me rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve të çastit. Në grupmoshën 16-30 vjeç, rreth 34.5% e tyre raportuan se kalonin më shumë se dy orë në ditë në rrjetet sociale, ndërsa 26.1% thanë se shpenzonin po aq kohë në aplikacionet e mesazheve. Për moshat mbi 31 vjeç, këto përqindje ishin dukshëm më të ulëta: vetëm 13.1% në rrjetet sociale dhe 8.8% në aplikacionet e mesazheve.

Mbi një e treta e të rinjve (16-30 vjeç) shfaqën simptoma të varësisë nga rrjetet sociale, duke përfshirë neglizhimin e familjes, shkollës apo punës për të kaluar kohën online disa herë në javë. Në grupmoshën mbi 31 vjeç, kjo përqindje ishte 12%.

Iluzion

Studimi tregoi se kalimi i më shumë se dy orëve në ditë në rrjetet sociale lidhet me një rritje të ndjeshme të ndjenjës së vetmisë. Arsyeja për këtë mund të jetë e fshehur në mënyrën se si i përdorim ato. Përdorimi pasiv, si shfletimi i përmbajtjeve pa ndërveprime, duket se rrit ndjenjën e vetmisë dhe shkëputjes, duke krijuar një paradoks të hidhur për “rrjetet sociale.”

Përdorimi pasiv nënkupton thjesht shikimin e përmbajtjeve të të tjerëve pa komente, pëlqime apo ndërveprime. Në të kundërt, përdorimi aktiv përfshin postime, komente dhe ndërveprime me të tjerët.

Kjo ndarje ka qenë më parë e lidhur me përvoja emocionale të kundërta: përdorimi aktiv rrit ndjenjën e lidhjes dhe mbështetjes sociale, ndërsa përdorimi pasiv ndikon negativisht, duke nxitur emocione si zilia, depresioni dhe ankthi.

Nga ana tjetër, përdorimi intensiv i aplikacioneve të mesazheve, si WhatsApp apo Messenger, nuk ka rezultuar të ketë lidhje me nivele të larta të vetmisë.

Temë komplekse

Duhet theksuar se lidhjet e zbuluara në studim janë korelacione, jo marrëdhënie shkak-pasojë. Nuk është e sigurt se rrjetet sociale na bëjnë të ndihemi të vetmuar; mund të jetë e kundërta – njerëzit e vetmuar mund të kenë më shumë kohë të lirë dhe të zgjedhin ta kalojnë atë online. Megjithatë, dallimi midis mënyrave të përdorimit të rrjeteve sociale kujton se nuk është vetëm “koha e kaluar online” ajo që ka rëndësi, por edhe cilësia e kësaj kohe. / bota.al

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lecce “shënjestron” sulmuesin e kombëtares shqiptare

Story i radhës

Ukrainasit me dron kamikaz sulmojnë portin e dytë më të madh të Rusisë

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë