Një agjenci Amerikane e inteligjencës ka fituar akses në rrjetin e telekomunikimit të Kinës pasi ka hakuar një universitet tha media shtetërore Kineze ditën e Enjte.
Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) ka përdorur një teknikë phishing për të fituar akses në Universitetin Politeknik Veriperëndimor tha Global Times.
Hakerët Amerikanë vodhën teknologjinë bazë dhe konfigurime kyçe të pajisjeve në rrjet, të dhëna për menaxhimin e rrjetit, dhe të dhëna operacionale.
Si pjesë e harkimit të NSA, agjencia infiltroi operatorët Kinezë të telekomunikacionit në mënyrë që SHBA-ja të kontrollonte infrastrukturën e vendit thotë Global Times.
Duke cituar një burim emri i të cilit nuk bëhet i ditur, Global Times thotë se më shumë informacione rreth harkimit do të bëhen publike së shpejti.
Prej vitesh Kina ka akuzuar SHBA për sulme kibernetike por pa specifikuar asgjë. Në javët e fundit zërat kritikë të Pekinit kanë qenë më të lartë. /PCWorld Albanian