Një skenë shqetësuese është regjistruar mbrëmë në vendkalimin kufitar në mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh.
Në rrjetet sociale janë shfaqur disa video në të cilat dëgjohen të shtëna armësh dhe shihet një grup të rinjsh të armatosur duke ecur nëpër rrugët e këtij vendbanimi afër kufirit me Hungarinë, raportojnë mediat serbe.
Në video shihet një grup prej rreth 15 të rinjsh si vrapojnë në rrugë dhe gjatë gjithë kohës qëllojnë në një grup tjetër që vraponte në rrugë. Mund të shihen edhe disa banorë vendas përpara një dyqani, të cilët nga tronditja nuk dinë se në cilën anë të shkojnë.
— zoranceran (@zoranceran2) November 24, 2022
Aty shihen qartë disa të rinj me kapuç duke ecur nëpër rrugë me automatikë në duar?!
Grupi ndalon për një moment dhe pas një marrëveshjeje të shkurtër vazhdon tutje. Disa prej tyre mbajnë qese në duar, raportojnë mediat lokale.
Regjistrimi është bërë mbrëmë pak para orës 18:00.
Për momentin nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka të lënduar gjatë të shtënave.