Mediat serbe citojnë Vuçiqin: Kovaçevski e ka kritikuar ashpër Kurtin për vizitën në Çair dhe Tetovë

August 22, 2023
1 minut lexim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë për mediat serbe se vetëm kryeministri Dimitar Kovaçevski ka folur ashpër dhe ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë Samitit të Liderëve që po mbahet këto ditë në Athinë.

Vuçiq ka theksuar se në takimin në Athinë, kryeministri Kovaçevski ka reaguar ashpër ndaj asaj që bëri Kurti në Tetovë.

“Fillimisht, ai foli shumë ashpër kundër Kurtit, gjë që habiti shumë”, citohet të ketë thënë presidenti serb Vuçiq.

“Është shumë e rëndësishme që zyrtarët tanë, edhe kur nuk e kanë me qëllim, të jenë të kujdesshëm, që të mos dalë asgjë që mund të përdoret për të na bërë të njësoj si Kurti. Prandaj mbrëmë pata një bisedë të gjatë me Kovaçevskin dhe u kërkova falje të gjithëve nëse dikush tha diçka të keqe për Maqedoninë. Andrej Plenkoviq mbajti një fjalim shumë domethënës, të cilin nuk e kam të lehtë ta pranoj. Një qasje shumë serioze, sistematike dhe racionale për çështjet e ardhshme evropiane”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Irakun

Story i radhës

Forcat izraelite arrestojnë 47 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë