Mediat prestigjoze pyet Mourinhon: Ku shkoi shqiptari?

November 10, 2022
1 minut lexim

Marash Kumbulla është duke kaluar sërish një moment të vështirë te Roma.

Pas kthimit nga dëmtimi, mbrojtësi shqiptar nuk po gjen besimin e Murinjos. Trajneri portugez nuk e ndërron lehtë zgjedhjen e tij Smalling-Ibanez-Mancini. Madje në ndeshjen kundër Ludogorest, kur Mancini ishte i skualifikuar për shkak kartoni dhe pritej aktivizimi i Kumbullës, portugezi u kthye me dy mbrojtës qendre dhe dy në krahë, për ta lënë sërish Marashin në stol.

Mbrojtësi shqiptar njeh vetëm 7 minuta në fushën e lojës, ato kundër HJK.

Për më tepër që në ato minuta Kumbulla luajti në rolin e mesfushorit, një improvizim i ri i Murinjos për shkakun e mungesës së lojtarëve. “La Gazzetta Dello Sport” ka shkruar së fundmi një artikull që hapet me titullin: “Mourinho, ku shkoi Kumbulla? Përse humbi nga radari?”.

Mediat italiane i referohet faktit se lojtari erdhi me bujë të madhe pas super sezonit nga Verona, por është zhdukur papritur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkollat e mesme duhet të gjejnë mënyrë për t’i kompensuar orët e humbura për shkak të kërcënimeve të rreme me bombë

Story i radhës

Biden dhe Xi takohen të hënën

Të fundit nga

ShkoLartë