Mediat ndërkombëtare për protestën në Beograd- Protesta “Serbia kundër dhunës” më e madhja që nga rënia e Millosheviqit

Mijëra qytetarë janë tubuar mbrëmë në tubimin e pestë kundër-qeveritare në javët e shkuara në kryeqendrën e Serbisë Beograd, pas rasteve të shtënave ku mbetën të vdekur 28 persona, shkruan Gardian, transmeton “Pravda” dhe Bota Sot”.

Protestat „Serbia kundër dhunës” janë rritur në tubimet më të mëdha, prej kohës kur protestat masive shkaktuan rënien e të fortit Millosheviq para më shumë se dy dekada.

Protestat pasuan incidentet me të shtëna në fillim të majit ku mbetën të vrarë 18 njerëz dhe po aq u plagosën, 9 nga të vdekurit nxënës në një shkollë që u vranë nga një 13 vjeçar, ndërsa më pas një 21 vjeçar vrau 8 persona afër Beogradit, gjë që shkaktoi reagim e protesta.

Demonstrimet u rritën me mllefin e akumuluar ndaj pushtetit, për shkak kulturës së dhunës që nxitet nga qeveria dhe mediet që i kontrollon.

“Jam këtu për të gjithë ne, posaçërisht për fëmijët e mi, ata nuk kanë nevojë të protestojnë por të punojnë për vendin ashtu si duhet” u shpreh Bojana Popoviç 33 vjeç për agjencinë AFP.

Protesta e mbrëmshme u organizua nga partitë opozitare pro-evropiane, ishte planifikuat të organizohet të premten, por u shty pas njoftimit të partive të djathta se do dalin edhe ato në protestë.

Protestuesit kërkojnë nga qeveria që të u merren lejet për emetim kanaleve televizive që promovojnë dhunë dhe ndalimin e gazetave pro-qeveritare që nxisin tensione ndaj atyre që nuk mendojnë si ata, po ashtu kërkojnë dorëheqje për ministrin e brendshëm dhe shefin e shërbimeve informative.

Në fillim protestat ishin të qeta, por u transformuan në protesta kundër qeverisë, pas refuzimit të kërkesave të tyre, përqeshjes nga pushteti dhe Vuçiç dhe fyerjet drejtuar protestuesve.

Kritikët me vjet akuzojnë Vuçiçin se po mbështetet në masa autokratike, për të mbajtur larg dhe të përçarë opozitën, ndërsa mediet dhe institucionet nën dorën e vetë.

Vuçiç protesta i ka quajtur “trik politik” dhe ka plasuar teori konspiracioni nga fuqitë e jashtme kundër tij e Serbisë si organizator të protestave.

Lideri autokrat 53 vjeç po ashtu ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për qeveri kalimtare në prag të zgjedhjeve duke theksuar se kjo “nuk do ndodhë sa të jem gjallë”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lazar Elenovski: Kryeministri konsensual i qeverisë teknike, do të jetë Artan Grubi

Story i radhës

PSG arrin marrëveshje me Asension

Të fundit nga