mediat nderkombetare jehone krizes energjitike ne shqiperi qeveria ka urdheruar fikjen e dritave ne rruge dhe ndertesat publike 6238eb5199697

Mediat ndërkombëtare jehonë krizës energjitike në Shqipëri: Qeveria ka urdhëruar fikjen e dritave në rrugë dhe ndërtesat publike

March 21, 2022
1 minut lexim

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë masave të marra nga qeveria shqiptare në lidhje me menaxhimin e krizës energjitike.

Reuters shkruan se Shqipëria ka urdhëruar të gjitha qytetet të fikin dritat në ndërtesat publike dhe në rrugë kur është e nevojshme, dhe shkak për këtë është bërë një krizë energjetike e shkaktuar nga thatësira dhe rritjet e çmimeve të energjisë.

“Ndërmarrja shtetërore e energjisë KESH e vendit ndaloi të dielën 11 nga 13 turbinat e energjisë elektrike në hidrocentralet pasi mungesa e ujit e detyroi Shqipërinë të importonte pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga jashtë vendit.

Shqipëria po përpiqet të diversifikojë prodhimin e saj të energjisë duke lëshuar leje për kompanitë e erës dhe diellit në mënyrë që t’i japë fund varësisë së saj totale nga hidrocentralet. Vendi me 2.8 milionë banorë nuk ka të instaluar prodhimin e energjisë elektrike nga karburantet fosile.

Por si vendet e tjera europiane, Shqipëria është përballur me një krizë që nga viti i kaluar kur çmimet u rritën deri në pesë herë.

I gjithë prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike në Shqipëri varet nga hidrocentrali dhe mungesa e reshjeve muajt e fundit dhe përdorimi i tepërt i rezervave të saj ujore kanë përkeqësuar një situatë tashmë të keqe.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur më tej çmimet e energjisë dhe qeveria shqiptare në Tiranë tha se çmimet mund të shkojnë deri në 1000 euro për MWh.

“Nuk do të ketë reshje shiu në dy javët e ardhshme dhe gjërat vetëm sa po përkeqësohen, prandaj duhet të mbështetemi te importet”, tha të dielën ministrja e Energjisë, Belinda Balluku”, shkruan Reuters.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

biden dhe lideret evropiane bisedojne per mbeshtetjen per ukrainen 6238ea26bf4fe
Story i mëparshëm

Biden dhe liderët evropianë bisedojnë për mbështetjen për Ukrainën

ndihmat amerikane jane nisur ende nuk dihet se kur mberrijne 6238eb946aca2
Story i radhës

Ndihmat amerikane janë nisur, ende nuk dihet se kur mbërrijnë!

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë