Mediat ndërkombëtare i japin jehonë bazës së NATO-s në Kuçovë

Në Kuçovë të Shqipërisë është përuruar baza e parë ajrore e NATO-s në këtë shtet.

Në hapje të ceremonisë, në pistat tashmë të rindërtuara të kësaj baze ajrore, ateruan gjashtë aeroplanë luftarakë EuroFighter F-2000 dhe disa helikopterë.

Fotot e inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë po publikohen në mediat online në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për fotot e Armando Babanit të agjencisë amerikane AP dhe ato të Florion Gogës nga agjencia Reuters.

Këto foto përcillen me shkrime ku theksohet se si ish baza sovjetike sot merr përmasa moderne në shërbim të NATO-s pas një investimi tranformues prej më shumë se 50 milion euro.

Story i mëparshëm

Kontrolloni se a jeni të regjistruar në Listën zgjedhore, afati përfundon më 18 mars…

Story i radhës

A është gabim që u puthëm në takimin e parë?

Të fundit nga