Mediat malazeze: Majlinda Bregu nën hetim nga Bashkimi Europian për abuzim me tenderët

October 20, 2022
min lexim

Gazeta më e madhe në Mal të Zi, Vijesti, sapo ka publikuar një scoop, ku shkruan se Majlinda Bregu, e cila drejton një organizëm nga ku kalojnë fondet e BE-së, është vënën nën hetim nga OLAF, struktura e Bashkimit Europian kundër korrupsionit.

Siç bën të ditur Vijesti, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit po kontrollojnë sesi janë shpenzuar paratë e BE-së në sekretariatin e organizatës së kryesuar nga ish-politikania shqiptare Majlinda Bregu me seli në Sarajevë.

Hetuesit e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hynë në ambientet e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) në Sarajevë javën e kaluar, si pjesë e hetimit për mashtrimin e pretenduar të tenderëve dhe dyshimet për parregullsi të tjera në punën e trupës ekzekutive të kësaj organizate ndërkombëtare. “Vijesti” ka arritur të mësojë për këtë hetim nga dokumente dhe burime diplomatike, thekson në shkrimin e saj gazta më e madhe e Podgoricës.

E cila më pas shkruan se në qarqet diplomatike, flitet se hetimi i OLAF-it, i cili u hap në mars të këtij viti, po kontrollon nëse janë keqpërdorur disa qindra mijëra euro gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, për shkak të shkeljes së procedurave për prokurimin publik. Gazeta shton se ka dyshime se në këto procedura ka të dhëna për korrupsion.

“Vijesti”, shkruan se në një nga tenderët e kontestuar për shërbimet e konsulencës, pretendohet se menaxhmenti i Sekretariatit të RÇ-së, i drejtuar nga Majlinda Bregu që prej janarit 2019, ka urdhëruar që kontrata t’i jepet një kompanie nga Shqipëria që nuk ka arritur pikët e duhura të komisionit të brendshëm, dhe dy kompani të tjera, që sipas gazetës i plotësonin kërkesat.

Gjithë kjo zhurmë e madhe, ka gjasa që të ketë edhe prapaskena për të goditur politikanen e njohur shqiptare, por duhet thënë se si “Vijesti” është një media serioze, po ashtu edhe OLAF, Zyra Kundër Mashtrimit në BE, kur hyn në një proces situata është serioze.

Gazeta e Podgoricës, thekson se për të hetuar çështjet janë marrë nën administrim të gjitha telefonat dhe kompjuterët e zyrtarëve të zyrës së RÇ në Sarajevë.

Sipas “Vijestit”, OLAF hyn në lojë vetëm për arsye të mëdha. Ndërkaq, Majlinda Bregu, në një status të saj në faqen Facebook, nuk flet direkt për hetimin, por nënkupton se e gjitha kjo është një përpjekje për ta dëmtuar:

“Drejt Berlinit për Ministerialet e Punëve të Brendshme, të Jashtme dhe të Energjisë! Jo thjesht ato takimet e zakonshme me politikanët, por për arritje konkrete që qytetarët i presin prej vitesh. A jam optimiste se do të kemi lajme të mira për qytetarët e rajonit?!

Jam! A është kjo e lehtë? Jo! Por siç thoshte Rocky Balboa: “Do të godasin dhe do ringrihesh. Kështu fitohet….”. Kështu shkruan Majlinda Bregu, e cila vetëm në frazën e fundit lë të kuptojë se ka ndodhur diçka për ta goditur.

Majlinda Bregu është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RÇ) në prill 2018, e votuar nga 13 vendet e Europës Juglindore. Propozimi formal është bërë nga qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RÇ – Regional Cooperation Council) u lançua zyrtarisht më 27 shkurt 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore.

RÇ-ja është degë operacionale e Procesit Europiano-Juglindor të Bashkëpunimit (SEECP) dhe funksionon si një pikë fokusimi për bashkëpunimin në rajon.

RÇ-ja përqendrohet tek bashkëpunimi rajonal në Europën Juglindore (EJL) nëpërmjet një kuadri me pronësi dhe udhëheqje rajonale, i cili gjithashtu mbështet integrimin europian dhe atë euro-atlantik. Roli kryesor i RÇ-së është që të gjenerojë dhe koordinojë projekte zhvillimi si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte një përparim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror në Europën Juglindore.

Sekretariati i RÇ-së punëson një staf prej 38 punonjësish nga Europa Juglindore, 32 në Sarajevë dhe 6 në Bruksel, ndërmjet tyre 20 ekspertë dhe analistë. Buxheti i RÇ-së është i përcaktuar në shifrën 3 milion Euro çdo vit, ku 1/3-ta e kësaj shifre është kontributi i anëtarëve të RÇ-së nga Europa Juglindore, 1/3-ta vjen nga Komisioni Europian, ndërsa 1/3-ta që mbetet vjen nga anëtarët e tjerë të RÇ-së. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy klube nga një qytet i vogël, luftojnë të hyjnë në Superligën e Kosovës 

Story i radhës

Parlamenti Arab: Aktet e forcave izraelite kërcënojnë paqen në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë