Mediat: Izraeli do të godasë objektiva ushtarake dhe energjitike të Iranit

min lexim

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli ka përcaktuar objektivat që do të sulmojë në Iran, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me 180 raketa balistike që Teherani ndërmori më 1 tetor. Lajmi u njoftua nga rrjeti televiziv amerikan NBC që iu referua disa zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Agjencia ‘Reuters’ duke iu referuar NBC-së, bëri të ditur se Izraeli synon të godasë infrastrukturës ushtarake dhe energjetike të Iranit. Të njëjtën zyrtarë amerikanë bënë të ditur se nuk ka asnjë të dhënë se Izraeli do të godasë objektet bërthamore të Iranit apo se do të kryejë atentate ndaj zyrtarëve të këtij vendi. Megjithatë siç njofton NBC, Izraeli nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimtar se si dhe kur do të veprojë.

Në mënyrë të vazhduar zyrtarët izraelitë kanë thënë se do t’i përgjigjen sulmit me raketa të Iranit të 1 tetorit, që u ndërmor si një akt hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Liban dhe Gazë, si dhe vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hezbollahut.

Të dielën Irani bëri ditur se nuk ka “vija të kuqe” në veprimet që do të ndëmarrë për mbrojtjen e tij, ndërsa Lindja e Mesme po përgatitet me ankth për përgjigjen izraelite.

Komentet e Ministrit të Jashtëm Abbas Araqchi dukej se synonin të hidhnin poshtë sugjerimet se Irani ishte në pritje të një sulmi izraelit, por nuk synonte që t’i përgjigjej mëtej, ngjashëm me atë që Teherani bëri në fillim të këtij viti kur Izraeli goditi Iranin për herë të fundit, pas një breshërie raketash iraniane.

“Ndërsa ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme në ditët e fundit për të mos zgjeruar konfliktin në një luftë gjithëpërfshirëse në rajonin tonë, e them qartë se ne nuk kemi vija të kuqe sa i takon mbrojtjes së popullit dhe interesave tona”, shkruante Abbas Araqchi në një postim në rrjetin social X.

Irani lëshoi më shumë se 180 raketa balistike ndaj Izraelin më 1 tetor ndërsa luftimet mes Izraelit dhe grupit Hezbollah në Liban ishin përshkallëzuar. Shumë prej raketave u interceptuan në fluturim e sipër, por disa depërtuan sistemet e mbrojtjes raketore. Raketat shkaktuan vetëm një viktimë, një palestinez që u vra nga mbetjet e atyre, që ranë në Bregun Perëndimor.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se Izraeli do të godasë Iranin në një mënyrë që do të jetë “vdekjeprurëse, e saktë dhe befasuese”./VOA

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, tejkaluan shpejtësinë

Story i radhës

Pas fluturimit të suksesshëm, raketa më e fuqishme në botë rikthehet në tokë

Të fundit nga