Massimiliano Allegri duket se po numëron ditët në krye të bankinës së Juventusit.
‘Zonja e Vjetër’ nuk po kalon sezon të mirë, madje, juventinët tashmë janë jashtë Ligës së Kampionëve.
Krerët e Juventusit siç raportojnë mediat italiane, janë duke e shikuar mundësinë e ndryshimeve në bankinën e skuadrës.
Trajneri spanjoll Luis Enrique është i preferuari i torinezëve për zëvendësues të Allegrit.
Juventusi thuhet se është seriozisht i interesuar për Enriquen të nisë projektin e radhës tek gjiganti italian.