Mediat e huaja marrin shembull vendimet e Qeverisë së RMV-së. Ajo po mbron interesin e qytetarëve

min lexim

Në pompat e benzinës në Maqedon të Veriut, benzina tashmë është më e lirë për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë për litër, për shkak të uljes së akcizës dhe tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për derivatet, shkruan GAZETA.MK

Sipas çmimores së re, një litër “Eurosuper BS 95” është 86,5 denarë, “Eurosuper BS 98” kushton 88,5 denarë, ndërsa “Eurodizel” 88 denarë. (Një euro është 61,7 denarë me kursin e mesëm).

Rastësi ose jo, masat e Qeverisë së Maqedonisë, të cilat i marrin për të mirë të gjithë analistët dhe faktorët e rajonit, kanë një fakt apo kuriozitet, i cili ndoshta dhe nuk është krejtësisht rastësi: në krye të resorëve ekonomikë që merren me këto politika sociale e ekonomike në kohë krize, janë shqiptarë: ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të premten para mesnatës, me sugjerim të qeverisë, miratoi ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe akcizat, me të cilat ulet tatimi për derivatet e naftës nga 18 në 10 për qind dhe akciza në varësi të mesatares.

Ndryshimet në ligjin e TVSH-së hoqën taksën për bukën, sheqerin, miellin tip 400, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, mishin e freskët, orizin dhe vezët dhe deri në fund të vitit u zgjat aplikimi i taksës preferenciale për energjinë elektrike për qytetarët edhe atë në 5 për qind, kurse tek në muajin korrik do të rritet në 10 për qind.

Ulja e taksave dhe akcizave është pjesë e pakos së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e standardit jetësor dhe stabilitetin ekonomik të ekonomisë. Ajo paketë është gjithsej 400 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro janë heqje e të hyrave të planifikuara, kurse 300 milionë janë shpenzime buxhetore.

Story i mëparshëm

Xhaferi-Borell: Procesi i zgjerimit të BE-së për momentin është më se i nevojshëm

Story i radhës

SHBA e sheh Putinin si të zemëruar, të irrituar dhe të prirur për të përshkallëzuar luftën

Të fundit nga