Gjykata Supreme ka miratuar një nen për akreditimin e mediave në lëndët civile me interes publik, njofton Këshilli gjyqësor – mediatik, transmeton TV21.
Për këtë, Këshilli gjyqësor – mediatik do të dërgojë iniciativë deri te Ministria e Drejtësisë, me të cilën parashihet që prej tani gjatë dhënies së aprovimit për xhirim dhe fotografim të lëndës së caktuar civile me interes publik, është e nevojshme që të mbahet llogari për interesin dhe besimin e publikut, në përputhje me Konventën Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në lidhje me këtë, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi tha se në praktikën gjyqësore ka lëndë civile për të cilat ka interes të theksuar publiku dhe paraqesin lëndë e interesit publik të veçantë, në përputhje me dispozitat kushtetuse dhe ligjore dhe në përputhje me standardet e Gjykatës Europiane./TV21
Burimi: tv21