Mediat britanike publikojnë pamje nga operacioni i shpëtimit, tre viktima, shpëtohen 43 persona
Mediat britanike kanë ndarë pamje nga operacioni i shpëtimit të emigrantëve, pasi një varkë u mbyt mëngjesit e sotëm në kanalin e La Manshit.
43 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në Britani. Ndërsa tre persona raportohet të kenë humbur jetën, por bilanci i viktimave mund të rritet.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman do të japë një përditësim mbi situatën rreth orës 12:30.
Në reagimin e bërë më herët, ajo e përshkroi incidentin si “shqetësues” dhe tha se po mbahej e përditësuar për atë që po ndodhte.
43 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në Britani
43 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në Britani