mediashba po planifikon nje vale te shkurter dhe te fuqishme sulmesh ajrore ne iran 69f321062be74

Media:SHBA po planifikon një valë të shkurtër dhe të fuqishme sulmesh ajrore në Iran

April 30, 2026
min lexim

Sulmet amerikane ndaj Iranit mund të rifillojnë me një valë të re bombardimesh “të shkurtër dhe të fuqishme”, në përpjekje për të zhbllokuar negociatat. Sipas raportimit të Axios, Centcom ka përgatitur një plan të ri ushtarak, të mbështetur në burime të brendshme. Megjithatë, Donald Trump ka theksuar se, për momentin, bllokada e Ngushticës së Hormuzit mbetet mjeti më efektiv, madje më shumë sesa rifillimi i bombardimeve.



Në të njëjtën kohë, kostoja e luftës për Shtetet e Bashkuara rezulton shumë më e lartë sesa shifrat zyrtare. Sipas CNN, vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh i dhënë nga një zyrtar i Pentagoni nuk përfshin dëmet e mëdha të pësuara nga bazat amerikane në rajon. Burime të informuara bëjnë të ditur se kostoja reale arrin në 40–50 miliardë dollarë, duke përfshirë rindërtimin e instalimeve ushtarake dhe zëvendësimin e infrastrukturës së shkatërruar.

Gjatë ditëve të para të konfliktit, sulmet iraniane në Gjirin Persik kanë dëmtuar rëndë të paktën nëntë baza ushtarake amerikane brenda 48 orësh, duke goditur objekte në Bahrein, Kuvajt, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Mes pajisjeve të shkatërruara përfshihen sisteme radarike kritike, përfshirë një sistem të baterisë raketore THAAD në Jordani, si dhe struktura të ngjashme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Po ashtu, një avion zbulues E-3 Sentry i forcave ajrore amerikane është shkatërruar në një sulm ndaj një baze në Arabinë Saudite.

Nga ana tjetër, operacionet amerikane kanë goditur rëndë edhe ekonominë iraniane. Sipas një deklarate të admiralit Brad Cooper, në krye të Centcom, janë bllokuar gjithsej 42 anije tregtare që përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit. Aktualisht, 41 cisterna me rreth 69 milionë fuçi naftë nuk mund të shiten nga Irani, duke i shkaktuar regjimit një humbje të vlerësuar mbi 6 miliardë dollarë.

Ndërkohë, tensionet e luftës në Lindjen e Mesme po ndikojnë edhe në ekonominë globale. Federal Reserve ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat e interesit për të tretën herë radhazi, duke i lënë ato në intervalin 3.50%–3.75%. Sipas bankës qendrore amerikane, inflacioni mbetet i lartë, pjesërisht për shkak të rritjes së fundit të çmimeve globale të energjisë.

Vendimi nuk ka qenë unanim: katër nga dymbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote kundërshtuan, ndërsa tre të tjerë mbështetën pezullimin pa sinjalizuar ulje të mundshme të normave në të ardhmen. Mbledhja konsiderohet gjithashtu si një nga të fundit nën drejtimin e Jerome Powell.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rmv ka rene 3 vende ne indeksin e lirise se mediave te rsf per here te pare gjysma e botes eshte ne situate serioze 69f30f0d73199
Lajmi i mëparshëm

RMV ka rënë 3 vende në indeksin e lirisë së mediave të RSF, për herë të parë gjysma e botës është në situatë “serioze”

elezi kqz fillon pergatitjet per zgjedhjet e parakohshme fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate te shkurtera kohore 69f321ea3dd86
Lajmi i radhës

Elezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore

Të fundit nga

Alarm energjetik, Evropa nuk e di sa karburant ka

Ndërsa linjat ajrore ulin në tokë aeroplanët dhe zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të shkurtojnë udhëtimet e tyre për në punë, përpjekja e Evropës për të parandaluar mungesat e shkaktuara nga lufta
ShkoLartë