elezi kqz fillon pergatitjet per zgjedhjet e parakohshme fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate te shkurtera kohore 69f321ea3dd86

Elezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore

April 30, 2026
min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë fazë, para shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ është e përqendruar në trajtimin e çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për EO për angazhimin aktual të KQZ-së, derisa janë në pritje të vendimit për shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve.

Gjithashtu, ai ka treguar se të gjitha aktivitetet zgjedhore, përfshirë fushatën zgjedhore, do të organizohen sipas afateve të shkurtëra kohore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë fazën përgatitore të procesit zgjedhor, duke u angazhuar në trajtimin e të gjitha çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe të cilat do të miratohen në mbledhjen e parë pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Këto përgatitje përfshijnë planifikimin e aktiviteteve zgjedhore, përcaktimin paraprak të afateve kohore, planifikimi i buxhetit si dhe koordinimin me institucionet relevante”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka treguar se meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, një ndër vendimet e para të KQZ-së do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen drejtpërdrejt me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.

Pasi këto janë zgjedhje të parakohshme, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës, në pajtim me rrathanat dhe kohën në dispozicion të KQZ-së. Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit, do të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë drejtim, KQZ do të përcaktojë afatin për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se në mesin e aktiviteteve zgjedhore që do të organizohen në afate të shkurtëra kohore do të jetë edhe fushata zgjedhore për subjektet politike.

Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, periudha e fushatës zgjedhore është më e shkurtër në krahasim me zgjedhjet e rregullta, për shkak të afateve të kufizuara kohore. Në zgjedhjet e fundit të parakohshme, fushata zgjedhore ka zgjatur 11 ditë e 7 orë, ndërkaq për zgjedhjet e radhës, KQZ do të përcaktojë kohëzgjatjen e saj në përputhje me afatin e përgjithshëm kohor në dispozicion të KQZ-së për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor”, njoftoi Elezi.

Të mërkurën kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Radoniqi pas takimit ka thënë se KQZ si datë të zgjedhjeve preferon 7 qershorin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mediashba po planifikon nje vale te shkurter dhe te fuqishme sulmesh ajrore ne iran 69f321062be74
Lajmi i mëparshëm

Media:SHBA po planifikon një valë të shkurtër dhe të fuqishme sulmesh ajrore në Iran

salianji dorezon kandidaturen per kreun e pd prezanton platformen me 10 pika mesazhi per berishen 69f32250210f1
Lajmi i radhës

Salianji dorëzon kandidaturën për kreun e PD, prezanton platformën me 10 pika! Mesazhi për Berishën

Të fundit nga

Alarm energjetik, Evropa nuk e di sa karburant ka

Ndërsa linjat ajrore ulin në tokë aeroplanët dhe zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të shkurtojnë udhëtimet e tyre për në punë, përpjekja e Evropës për të parandaluar mungesat e shkaktuara nga lufta
ShkoLartë