Media serbe sulmon, përmend Mbappen: Modelja e Kosovës u bë e famshme për shkak të konfliktit me taksistin serb
Një medium serb i del punë edhe me modelen shqiptare me prejardhje nga Kosova. “Kurir” ka shkarravitur në mënyrën e vet.
“Modelja amerikane me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, së fundmi nuk ka postuar shumë foto në profilin e saj në Instagram, e cila ndiqet nga afro 200 mijë persona.
Meqë ra fjala, Haliti (22) tërhoqi vëmendjen e publikut sportiv tre vite e gjysmë më parë kur “ndoqi” Kylian Mbappen, atëherë një yll në rritje i futbollit dhe tani një nga lojtarët më të mirë në planet. Flitet se Mbappe është “çmendur” tërësisht për këtë shqiptare magjepsëse”, shkruan me tej.
“Më pas Lorena u bë e famshme për shkak të konfliktit me taksistin serb në New York!”, shkarravit me tej media serbe.