Media serbe “Novosti”, një medium që ushqehet nga Qeveria e Beogradit dhe e njohur që moti për propagandë e gënjeshtra të llojit të tyre kundër shqiptarëve, kapet për atmosferën e mrekullueshme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ky farë mediumi shkruan me titull: “Skandal në Tiranë, harta e Shqipërisë së Madhe dhe motoja e UÇK-së në stadiumin ku u luajt finalja e madhe e UEFA-s”.
“Tifozët shqiptar kanë bërë një tjetër skandal të madh, këtë herë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Në tribuna ata vunë në dukje hartën e Shqipërisë së Madhe dhe parullën e UÇK-së.
Media serbe provon të shkruan shqip, por e shkruan shumë dobët
Izraeli fitoi në Tiranë me rezultat 1:2 dhe ajo ndeshje nuk do të mbahet mend aspak për golat, por për skandalin e tifozëve vendas.
Gjatë intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë, fansat vendas vunë në dukje një pankartë me një karikaturë të një shqiptari, u frymëzuan me serialin Simpsons dhe shfaqet një hartë e Shqipërisë së Madhe.
Gjithçka u bë që të dukej sikur bëhej fjalë për t’u bashkuar me një program televiziv gjatë të cilit shfaqej një hartë e Shqipërisë së Madhe dhe mbi hartë ishte shkruar “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.
Gjithashtu sipër karikaturës është publikuar edhe një mesazh në gjuhën shqipe “Besa, Besë, Besën ta kam dhënë”, e cila është një sllogan që lidhet me UÇK-në.
Për shkak të kësaj, ndeshja në Tiranë nuk u ndërpre dhe as nuk ka bërë ‘jehonë’ deri më tani në media dhe gjithçka u organizua në stadiumin ku vetëm pak ditë më parë u luajtën finalet e Konferencës së UEFA-s”, shkarravit “Novosti”.