media saudite mojtaba khamenei nuk ndodhet ne iran 6a5d0efd6f6e4

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

July 19, 2026
1 minut lexim

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim sigurie izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës dhe deri tani ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.

Një prej këtyre mesazheve u transmetua edhe një ditë më parë nga televizioni shtetëror iranian, ku udhëheqësi suprem paralajmëronte se Irani dhe “fronti i rezistencës” do t’i japin “mësime të paharrueshme” Shteteve të Bashkuara nëse rifillojnë luftën. Ai akuzonte gjithashtu Uashingtonin për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit, duke thënë se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”.

Burimi izraelit, i cituar nga Al-Hadath, pretendon se këto mesazhe nuk janë shkruar nga Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Sipas të njëjtit burim, përplasjet e brendshme në Iran kanë arritur në një nivel që, sipas tij, “kërcënon vetë ekzistencën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike”. Ai pretendon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë përfshirjen e Izraelit në një sulm të ri amerikan kundër Iranit, edhe në rast se Teherani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humbja e enrik mehmetit kreu i klsh ishte simbol i perkushtimit vlere per vendin 6a5d0e8fab57a
Lajmi i mëparshëm

Humbja e Enrik Mehmetit/ Kreu i KLSH: Ishte simbol i përkushtimit, vlerë për vendin

mel c 52 vjec duket e mrekullueshme me nje fustan nuserie 6a5d0fbbc57fe
Lajmi i radhës

Mel C, 52 vjeç, duket e mrekullueshme me një fustan nusërie

Të fundit nga

ShkoLartë