Lufta mes Kosovës dhe Rumanisë në CAS është zyrtare. Ata ndërmorën masa kundër vendimit të UEFA-s dhe e kanë bërë njoftimin, ka shkruar mediumi rumun “Prosport”.
Mediumi rumun habit duke shkruar se Kosova refuzoi të vazhdojë lojën. “Skuadra mysafire vendosi të largohej nga fusha në minutat e fundit të lojës, duke akuzuar për thirrje dhe sharjet e tifozëve tanë.
Si filloi e gjitha? Denis Alibec futet në konflikt me Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës ia futi duart në fyt lojtarit rumun dhe ai nuk hezitoi të kundërpërgjigjet.
Me shpresën se do të marrin fitoren në tavolinën zyrtare, futbollistët e Franco Fodës tentuan të sfidojnë tifozët rumunë.
Nga tribunat e Arenës Kombëtare u brohorit “Serbia, Serbia”, për këtë arsye mysafirët u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen.
Vëzhguesi i lojës shkoi te gjyqtari kryesor dhe i kërkoi atij që të bënte një njoftim të qartë në teashatore të ekipi i Kosovës: nëse lojtarët nuk kthehen në fushë, gjyqtari do t’i jap fund ndeshjes.
Mysafirët nuk pranuan që të vazhdonin ndeshjen dhe gjyqtari u detyrua ta përfundonte atë. UEFA nuk qëndroi indiferente pas incidentit në Bukuresht. Rumania fitoi në tavolinë.
Megjithatë, Federata Rumune e Futbollit dënohen me shumën 128 mijë euro e Kosova një gjobë vetëm 6000 eurosh.
Edhe Kosova kërkon drejtësi në CAS”, ka shkruar ndër të tjera media rumune.
Burimi: botasot.info