Media maqedonase: Lojtari nga Kosova depërton i vetëm nga 50 metra dhe shënon 

Shkendija e Tetovës ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj skuadrës kroate Gorica, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Goricë.

Triumfi i “kuqezinjve” erdhi falë lojës më të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndonëse merita kryesore i takon përforcimit nga Kosova, Endrit Krasniqi, i cili tregoi cilësi të mëdha individuale dhe ishte trim i fitore.

“Ishte Krasniqi ai që shënoi golin e parë kur në minutën e 71-të bëri një depërtim të vetëm nga 50 metra, duke kaluar disa mbrojtës kundërshtarë, për të shënuar për 1:0.

Në minutën e parë të shtesës, një tjetër aksion i shkëlqyeshëm i Shkendijës, Shala bëri një krosim të mrekullueshëm nga e majta e shtyllës së dytë ku i riu Jakupi gjuan saktë nga afërsia për triumfin 2:0.

Shkendija nuk realizoi as penalltinë.

Në minutën e 35-të portieri i Goricës, Ivan Baniç, priti fillimisht gjuajtjen e Çinarit nga 11 metra, por topi i devijuar erdhi te Shala, i cili i vetëm nga një situatë e pastër nga rreth dhjetë metra gjuajti por Baniçi sërish tregon vlerat”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa.mk”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UT e shënoi 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Story i radhës

Parashikimi i motit për datën 5 korrik 2023

Të fundit nga