media gjermane vizitoni shqiperine per nje eksperience autentike dhe te paharrueshme 67f0d4cb4b72c

Media gjermane: Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme

April 5, 2025
min lexim

Dëshironi një klimë mesdhetare, plazhe të bukura dhe monumente historike për pushime? Atëherë nuk keni pse të shkoni në pikat e nxehta turistike të Greqisë. Ju këshillojmë të bëni një udhëtim në Shqipëri – një vend më i lirë dhe më pak i mbushur me vizitorë – por po aq i këndshëm!, shkruan Silva Oldenburg në revistën mujore gjermane “Petra”.

Shqipëria është po aq bukur sa Greqia – por shumë më e lirë

Gjatë pikut të sezonit turistik ka një numër të madh pushuesish, plazhet janë të mbipopulluara dhe çmimet rriten në mënyrë eksponenciale.

A nuk do të ishte e mrekullueshme të gjenit një vend po aq të bukur, por më pak të mbushur me turistë dhe më të lirë?

Shumë pranë Greqisë qëndron një vend që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit: Shqipëria.

Me bregdetin e saj që të lë pa frymë, plazhet e pacenuara dhe njerëzit mikpritës, Shqipëria ka fituar reputacionin si “alternativa ndaj Greqisë”.

Riviera Shqiptare si alternativë ndaj Greqisë

Riviera Shqiptare shtrihet 450 kilometra përgjatë brigjeve të deteve Jon dhe Adriatik.

Këtu gjendet gjithçka që mund të dëshirojë një pushues: ujëra të kristalta, gjire të izoluara, fshatra piktoreskë dhe peizazhe mbresëlënëse malore.

Kryesisht, rekomandohen te vizitohen vende si Ksamili, Dhërmiu dhe Himara.

Një perlë e vërtetë është edhe ishulli i Sazanit, i cili për një kohë të gjatë ka qënë një zonë ushtarake e kufizuar.

Shqipëria ofron çmime të përballueshme dhe qetësi

Në pamje të parë mund të mendoni se Shqipëria është Greqia e dytë. Ngjashmëritë janë të dukshme: klima mesdhetare, peizazhi i larmishëm, historia e pasur dhe kuzhina e shijshme.

Por, nëse shikoni më afër, mund të shihni ndryshimet delikate që e bëjnë Shqipërinë të veçantë.

Avantazhi më i madh i Shqipërisë është padyshim çmimi. Krahasuar me Greqinë, akomodimi, ushqimi dhe aktivitetet janë dukshëm më të lira.

Kjo do të thotë që ju mund të kaloni pushime ëndrrash edhe me një buxhet të kufizuar.

Një tjetër pikë plus është paqja dhe qetësia. Shqipëria nuk është ende e mbipopulluar me turistë, ju mund të shijoni bukuritë e vendit në qetësi.

Kjo është arsyeja pse ia vlen të udhëtoni në Shqipëri

Natyrisht, Shqipëria nuk është një zëvendësuese e drejtpërdrejtë e Greqisë. Çdo vend ka identitetin, traditat dhe kulturën e vet.

Megjithatë, Shqipëria ka edhe një histori plot ngjarje, e cila pasqyrohet në vendet dhe monumentet e shumta historike.

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e ndikimeve mesdhetare dhe orientale dhe ofron një shumëllojshmëri shijesh.

Pra, nëse jeni në kërkim të një eksperience autentike dhe të paharrueshme pushimesh, duhet me patjetër të vizitoni Shqipërinë.

Këtu mund të zbuloni bukurinë e Ballkanit pa u përfshirë nga turmat e turistëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nene per here te pare samanta karavella poston foton me vajzen dhe zbulon emrin e saj 67f0cb1ed739f
Story i mëparshëm

Nënë për herë të parë, Samanta Karavella poston foton me vajzën dhe zbulon emrin e saj

policia po heton vdekjen e alban tolaj u gjet pa shenja jete ne banesen e tij 67f0de2a77e96
Story i radhës

Policia po heton vdekjen e Alban Tolaj: U gjet pa shenja jete në banesën e tij

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë