Media amerikane përcjell lajmin nga Shqipëria: NATO në bisedime për ndërtimin e bazës detare në Porto Romano

min lexim

Lajmi se Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Reuters shkruan se baza do të ndërtohet në një port në bregdetin e Adriatikut.

Teksa i referohet deklaratës së kryeministrit Rama, Retures shkruan: “Rama tha në një konferencë shtypi se Porto Romano, që ndodhet pranë qytetit bregdetar të Durrësit dhe synohet si porti më i madh i vendit, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake. Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria”.

“Së shpejti besoj që do rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit”, ka deklaruar Rama.

Reuters në artikull thekson se në muajin maj, Rama tha se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare Pashaliman rreth 200 km (124 milje) në jug të Tiranës.

Pashaliman u krijua nga Moska si një bazë nëndetëse në vitet 1950 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon. NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 km (50 milje) në jug të Tiranës, që do të përdoret nga aleanca. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, shkruan Reuters.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA-ja me pako të re armësh për Ukrainën

Story i radhës

Shqiptarja dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin!

Të fundit nga