Meçe: Industria jonë ndërtimore po prodhon vepra të standarteve evropiane

July 5, 2024
min lexim

Inxhinieri Arben Meçe e cilësoi aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar dhe tunelin e Llogarasë, të hapur ditën e sotme, si kryevepra inxhinierike. Në një intervistë për “Tirana Live” me Elisa Gjeranin, Meçe tha se tuneli i Llogarasë ofron lehtësi dhe komoditet duke shkurtuar kilometrat por edhe ul riskun.

Sipas Meçes, Korridori Blu do të jetë një ‘resurs’ që do t’i sjellë Shqipërisë flukse të mëdha turistike. Meçe vlerësoi gjithashtu se këto dy vepra janë të ndërtuara nga kompani shqiptare.

“Në këtë kuadër, duhet të kapim edhe rrugën Thumanë-Kashar që përsëri ishte një kryevepër. E kam përshkruar me kënaqësi. Ishte një kënaqësi por edhe çlirim total i të gjithë trafikut, por dhe të gjithë trafikut të shtyllës kurrizore shqiptare. Të dy këto kryevepra të inxhinierisë, për përmasat dhe formatin e tyre teknik. Janë modulet që formatojnë piketimin përfundimtar të këtij korridori kaq të rëndësishëm dhe të munguar në rrugët e Shqipërisë. Natyrisht është lidhja e gjithë pjesës shqiptare me rivierën shqiptare, një nga asetet turistike që ka Shqipëria tashmë dhe në zhvillim.

Do të vendosë baraspeshën e Korridorit Blu, që qendrën e gravitetit s’do ta ketë më në jug, por….Në këtë kuadër plotësimi i tenderave në korridorin Milot deri në Shkodër, janë dy tenderat dhe është detyrë imediate e qeverisë shqiptare. Me të njëjtin ritëm, janë dy vepra të bëra në kohë rekord, dhe me procedura, sidomos e Thumanë-Kashar me procedurë tenderimi dhe koncesioni, është për t’u përshëndetur sepse buxheti i shtetit është në pjesëmarrje minimaliste, ku përdoruesi i rrugës me logjikën më minimale paguan koston e ndërtimit.

Është lehtësi jo e vogël lëvizja në këtë rrugë lidhet jo vetëm me kilometrat e përshkruar, lidhet me harxhimin e karburantit dhe komoditetin. Është konsum njerëzor në trafik të madh dhe rrugë me risk të lartë. Llogaraja është rrugë piktoreske, e futur në një zonë sit turistik, por është stres dhe risk. Kështu që shmangia e këtij rrisku është sukses në kuptimin e sigurimit të jetës ndërkohë më pas vijnë asetet e tjera, ku në mënyrë rekord aksesohet një nga zonat më turistike, riviera shqiptare.”, tha Meçe.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Geer vazhdon debatin me Mickoskin: Është e qartë çfarë duhet të bëhet me Këshillin Gjyqësor, i kemi rekomandimet

Story i radhës

Orbani mbërrin në Moskë, BE-ja vazhdon të distancohet nga ai

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë