me vrasjen e enver malokut vrane krahun e presidentit rugova ju thafshin duarte e ju hupte fara 6964197e3afbc

“Me vrasjen e Enver Malokut, vranë krahun e Presidentit Rugova, ju thafshin duartë e ju huptë fara”

January 11, 2026
1 minut lexim

Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Bardhyl Meta në një postim të tij në Facebook ka kujtuar figurën e Enver Malokut, me rastin e përvjetorit të tij.

Meta ka përmendur edhe detaje nga vrasja e tij, duke thënë se atë e vranë që të ndalnin QIK-un dhe t’ia hiqnin krahët Kosovës dhe Presidentit Ibrahim Rugova.

Meta shkruan më tutje se pas tij, vranë edhe shefin tjetër të QIK-ut, krahun tjetër të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafën.

Postimi i plotë:

ENVER Maloku dhe QiK-u!

QiK-u, për dijeninë e gjeneratave të reja, ishte Agjencia apo “Qendra për Informim e Kosovës” (siç janë BBC, Reuters, Associated Press France 24 apo Euroneës) të cilës, për dallim nga gjitha agjencitë tjera ekuivalente të Ballkanit – s’ju ka demantuar për mbi një dekadë – asnjë herë asnjë lajm nga Kosova – nga asnjë media botërore apo rajonale – as edhe nga asnjë organizatë si Amnesty International apo tjetër!

Enver Malokun e vranë, që ta ndalnin QiK-un dhe ate personalisht!

Që ta shuanin Qendrën për Informim të Kosovës (QIK)!

Dhe, që t’ja hiqnin krahët Kosovës dhe Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova!

Atentati i parë ishte më 18 korrik 1998, para banesës së tij në Bregun e Diellit në Prishtinë. Por ky atentat i parë jo që se trembi, por e nxiti që në 6 muajt tjerë, t’shtojë e intensifikojë punën, mprehë pendën edhe më… dhe bëjë edhe më shumë!

Andaj, meqë s’gjetën asnjë formë tjetër që ta ndalnin këtë burim të pashtershëm e kredibil informimi –  e vranë Enver Malokun, shefin e QIK – lokomotivën e saj…!

Njejtë, pak kohë më vonë, vranë edhe shefin tjetër të QIK-ut – apo krahun tjetër të PR-it të Presidentit Rugova, z. Xhemail Mustafa!

Ju thafshin duart, e ju huptë fara – urdhërdhënësve, e ekzekutuesve!

P.S. Kam pas fatin, andaj ndjehem i bekuar, që kam bashkëpunuar me të dy e kam mësuar shumë prej seicilit prej tyre për shenjtërinë e lajmit të shkurt e të sakt dhe rendesine e kredibilitetit te institucionit – që nga viti i larger 1989 e deri në…!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshohet se braktisi femijet e mitur kurth nga ish vjehrra reagon nena nuk eshte vertete punoj per te paguar qirane dhe per ti ushqyer 69641943a8d76
Lajmi i mëparshëm

Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer

irani shpall tre dite zie kombetare ne nder te martireve te vrare ne protesta 69641b49a57f2
Lajmi i radhës

Irani shpall tre ditë zie kombëtare në nder të ‘martirëve’ të vrarë në protesta

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë