Të gjithë përdoruesit e Firefox tashmë do të jenë të mbrojtur nga funksionaliteti “Total Cookie Protection” që do të jetë i aktivizuar automatikisht.
Mozilla e quan si mbrojtja më e fuqishme e privatësisë në një shfletues sepse bllokon cookie-t në faqet ku krijohen.
Konkretisht cookie-t izolohen duke parandaluar kompanitë e gjurmimit ti aksesojnë për të monitoruar aktivitetin pa dijeninë tuaj.
Mozilla lançoi funksionalitetin në 2021 dhe më përpara ishte aktivizuar automatikisht vetëm në modalitetin e privatësisë.
Tani të gjithë përdoruesit e Firefox në desktop mund të përfitojnë nga privatësia e shtuar pa aktivizuar asgjë manualisht. Në fillim të vitit Mozilla solli “Total Cookie Protection” në Firefox Focus, shfletuesit e privatësisë për Android.
Edhe Microsoft Edge ka funksionalitete të ngjashme por përdoruesit duhet manualisht të aktivizojnë modalitetin strikt për ti parandaluar ato tju gjurmojnë. /PCWorld Albanian