me versionin 19 ipados do te jete me i ngjashem me macos 67fd4b1a024be

Me versionin 19 iPadOS do të jetë më i ngjashëm me macOS

April 14, 2025
1 minut lexim

Raportohet se Apple është duke përgatitur lançimin e disa përditësimeve të mëdha për iPadOS që mund ta sjellin në një linjë me macOS.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, iPadOS 19 do të përqendrohet tek produktiviteti, puna me disa aplikacionet dhe menaxhimin e dritareve të aplikacioneve.

Edhe pse nuk do të jetë një macOS i mirëfilltë për iPad, Gurman thekson se ndryshimet do të shkojnë larg sa të plotësojnë nevojat e për softuerë të përdoruesve të tabletit.

Ky përditësim do të vijë drejt fundit të vitit dhe me shumë gjasa do të dëgjojmë më shumë rreth tij në konferencën e zhvilluesve WWDC 2025 në Qershor.

Këtë vit priten përditësime madhore për iOS dhe macOS dhe janë pjesë e një lëvizjeje për të krijuar eksperiencë më konsistente mes pajisjeve të ndryshme të Apple.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

hekurudha durres prishtine prezantohet studimi i fizibilitetit e pranishme zv kryeministrja balluku 67fd484a4edb3
Story i mëparshëm

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Prezantohet studimi i fizibilitetit, e pranishme zv/kryeministrja Balluku

rogers pret reagim ndaj psg thote se villa seshte rastesisht aty ku eshte 67fd4c09ccc61
Story i radhës

Rogers pret reagim ndaj PSG, thotë se Villa s`është rastësisht aty ku është

Të fundit nga

ShkoLartë