Me vendim unanim nga anëtarët, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë

August 18, 2023
1 minut lexim

Nga Alternativa dega Zhelinë thonë që do të ngrinë aktivitetet partiake me vendim unanim nga antarët e kësaj dege shkaku sipas tyre mospërfillja nga ana e kryesisë së partisë.

”Duke përcjellur me vëmendje situatën politike brenda partisë, kemi bërë analizat tona si degë e komunës së Zhelinës, që rezulltojnë se vazhdimisht kemi qenë të anashkaluar dhe të mospërfillur nga ana e kryesisë së ngushtë të partisë. Duke shtuar këtu edhe faktin e fundit që si degë nuk kemi qenë në dijeni fare mbi bashkëpunimet eventuale të partisë sonë, që nga sot ne Alternativa – dega e Zhelinës, me në krye kryetarin e degës Ismen Kasami, unanimisht kemi vendosur që t’i shuajmë aktivitetet tona partiake. Nga ky moment, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë. Vendimi merret unanimisht nga anëtarët e degës së Zhelinës” – tha Ismen Kasami – kryetar dege i partisë Alternativa – Zhelinë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dyshimet për sigurinë lënë të mbyllura spitalet modulare

Story i radhës

Gazetari tetovar i përgjigjet Valon Sylës: Po këta të ëmbëltoreve dhe bozave, këta jemi ne tetovarët

Të fundit nga

ShkoLartë