“Me tre vite sukses bëjnë bla-bla”/ Aurela Gaçe thumbon reperët e rinj

January 3, 2023
1 minut lexim

Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.

Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.

Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.

Ajo shigjeton artistët e rinj duke thënë se me tri vjet sukses në skenë flasin për ata që kanë vite dhe iu kanë dalë thinjat në skenë.

“Jalla, janë mbledhur gjigantët e hip hop-it. 5 fitë 7 milionë. Pfff u ka rënë fama do thshin këtu.

Ahhhh teksti. Në fakt teksti i këtyre profesorëve është fikd, po fiks par ata që me 3 vjet sukses bëjnë blah-blah për ata që u kanë dalë thinjat në skenë.

Ju ftoj ta dëgjoni. Domethënë  tregoni respekt  m….f….. “, shkruan artistja Aurela Gaçe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski nuk heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme, i planifikon pas Ramazanit

Story i radhës

Në Gjermani arrihet numri rekord i punonjësve

Të fundit nga

ShkoLartë