Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër shenjat e mëposhtme, e cila do t’ju bëjë të paguani çdo tradhti, fyerje apo ofendim që thoni për të. Ndoshta kjo e vërtetë nuk do t’ju pëlqejë disa personave, por nuk e kemi vendosur neve, por astrologët. Sipas tyre shenja më hakmarrëse e horoskopit është demi.
Nëse e lëndon një Dem, ose i thyen zemrën, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do ta kuptosh se sa hakmarrës është.
Nëse ata duan që ti të paguash për diçka në veçanti, do të presin deri në momentin që do të bësh një gabim dhe do të veprojnë. Janë një shenjë e dominuar nga ndjesia e inatit dhe e hakmarrjes dhe janë ndër personat më hakmarrës që mund të njohësh. Madje, janë shenjë që kënaqen kur i lëndojnë ata që i kanë lënduar, pasi u duket e drejtë që dhe ata të përjetojnë të njëjtat ndjesi.
Një nga gjërat e mira, është se janë shenjë e sinqertë dhe e tregojnë hapur që do të hakmerren. Në këtë mënyrë, mundet të përgatitesh disi për çfarë të pret. Sigurisht, janë shenjë që falin shumë dhe mundet edhe të të falin, por duhet të tregosh se je penduar vërtet. Gjithsesi, inati i tyre do të zgjasë gjatë.
Burimi: botasot.info