PALIKUQI 4

Me sukses përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve në Denizli – Ansambli “Ibe Palikuqi” përfaqësoi Maqedoninë e Veriut me dinjitet

April 24, 2025
1 minut lexim

Me një pjesëmarrje të denjë dhe performanca të jashtëzakonshme, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Denizli të Turqisë, që u mbajt nga data 18 deri më 24 prill 2025.

Në mesin e 12 shteteve pjesëmarrëse, grupi i fëmijëve nga ansambli “Ibe Palikuqi” u dallua për profesionalizëm dhe përfaqësim dinjitoz të vlerave kulturore shqiptare. Performancat e tyre tërhoqën vëmendjen e publikut dhe të organizatorëve, duke shërbyer si shembull i lartë i mënyrës se si duhet të përfaqësohet një grup artistik në arenën ndërkombëtare.

Për shtatë ditë radhazi, qyteti i Denizlit përjetoi magjinë e valleve shqiptare, të interpretuara me përkushtim nga fëmijët e ansamblit, duke sjellë emocion dhe atmosferë festive për publikun vendas dhe të huaj.

“Ibe Palikuqi” vazhdon të jetë një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke u shndërruar tashmë në një brend të mirëfilltë kulturor, që me dinjitet promovon trashëgiminë tonë në skenën ndërkombëtare.

Ansambli falënderon të gjithë përkrahësit dhe njofton se së shpejti do të vijë me një risi të re kulturore.

Ngelemi pranë jush, të dashur miq!” – thuhet në fund të njoftimit nga “Ibe Palikuqi – Akademi dhe Shkollë e Kulturës Shqiptare”.

PALIKUQI 5 PALIKUQI 3 PALIKUQI 1

MARKETING

RENT A CAR

parandalohet ngjarja kriminale ne familje arrestohet 48 vjecari donte te vriste me hanxhar bashkeshorten dhe djalin 680a35b183c44
Story i mëparshëm

Parandalohet ngjarja kriminale në familje, arrestohet 48-vjeçari, donte të vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin

MICKOSKI
Story i radhës

Mickoski: Pagat do të rriten, standardi i jetesës së qytetarëve është para dhe mbi gjithçka 

Të fundit nga

Taravari e pranon se po dalin nga Qeveria

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari vlerëson se partia e tij është më mirë të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë. Në një prononcim për gazetën

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari vlerëson se partia e tij është më mirë të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë. Në një prononcim për gazetën
ShkoLartë