Me siguri që nuk i dinit termat mjekësorë për seksin oral

1 minut lexim

Seksi oral dikur ishte një temë tabu, por këto ditë është një formë e zakonshme e aktivitetit seksual.

Ky akt nënkupton përdorimin e gojës, buzëve ose gjuhës për të stimuluar organet gjenitale ose anusin e partnerit tuaj. Si burrat ashtu edhe gratë mund t’i bëjnë partnerit seks oral.

Me siguri keni dëgjuar shumë terma (zakonisht në anglisht) për seksin oral: “Blow job”, “Going down”, “Giving head”, “Rimming” dhe shumë të tjerë.

Por seksi oral ka edhe emra zyrtarë mjekësorë. I njihni?

Seksi oral për një grua (vaginë, vulvë dhe klitoris) quhet kunilingus, dhe seksi oral për një burrë (penis) quhet fellatio.

Nëse seksi oral përfshin anusin, ai quhet anilingus.

Seksi oral mund të jetë një pjesë e natyrshme dhe e këndshme e seksit mes partnerëve nëse të dy e shijoni dhe pranoni. Vetëm mos harroni: Seksi oral pa masa mbrojtëse, vjen me rreziqe!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 11 qershor

Story i radhës

Vuçiç e Rama, modelet e dështuara në aventurën e radhës

Të fundit nga