me shume turiste ne shqiperi instat net qendrimet gjithsej u rriten me 342 fluks italianesh 67ffa9bb870ae

Më shumë turistë në Shqipëri/ INSTAT: Net qëndrimet gjithsej u rritën me 34,2 %, fluks italianësh

April 16, 2025
1 minut lexim

Strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve gjatë shkurtit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Instat Net qëndrimet gjithsej u rritën me mbi 34% dhe akomodimi I tyre është regjistruar me rritje sidomos në zonat jo-bregdetare.

Tirana ,Durrësi dhe Elbasani kanë tërhequr numrin më ët lartët të turistëve të huaj gjatë muajve të parë të këtij viti.

Ajo që ëshët risi për këtë vit është fluksi i turistëve që vijnë nga Italia.Sipas të dhënave të Instat në Shkurt 2025, shumica e vizitorëve të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22 %), Kosova (16 %), dhe Gjermania (7 %).

Po ashtu Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 6 % dhe 4 % të vizitorëve, ndërsa 45 % e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Nga të dhënat konfirmohet se fluksi  turistëve në Shqipëri do të vijojë edhe përgjatë këtij vitit.

Në periudhën janar-shkurt rezulton se në vend hynë mbi 1 milion shtetas të huaj, duke shënuar një rritje me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

DURMISHI
Story i mëparshëm

Në fund të prillit përfundojnë përfundojnë vendimet për kufizimin ne marzhave, ministri Durmishi paralajmëron masa të reja nëse ka nevojë

kerkohet paraburgim per te dyshuarin qe sulmoi kfor in ne zvecan 67ffb31e2cdd8
Story i radhës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë