​Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen nën sanksionet e reja të BE-së

February 27, 2022
1 minut lexim

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen si pjesë e sanksioneve të reja të BE-së kundër vendit.

Duke folur së bashku me kreun e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në Bruksel, Borrell tha sot se do të sigurojë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Ndryshe, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha sot më herët se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke ndaluar mediat shtetërore ruse në territorin e saj dhe duke vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.

Sipas saj, BE synon të fillojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe se makineria mediatike e Kremlinit do të ndalohet në BE.

“Mediat shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit,” tha von der Layen, duke vënë në dukje se KE po zhvillonte mjete për të ndaluar dezinformatat e tyre toksike dhe të dëmshme në Evropë.

Ajo njoftoi gjithashtu se një paketë e re veprimesh po përgatitet për agresorin e dytë në këtë luftë – regjimin e Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi. Siç shpjegoi ajo, sanksionet e reja do të prekin sektorët më të rëndësishëm të Bjellorusisë.

Sipas njoftimit të saj, BE-ja do të fillojë furnizimin me armë për Ukrainën, që është hera e parë në histori që BE vendos për një lëvizje të tillë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Covid19/ Bilanci për 24 orët e fundit

Story i radhës

“U bë këngëtare pa fijen e zërit, e para që shkoi në Dubai”, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet Olti Currit

Të fundit nga

ShkoLartë