Më shumë se 40 për qind e kompanive japoneze nuk kanë plan të përdorin AI

min lexim

Gati një e katërta e kompanive japoneze kanë adoptuar Inteligjencën Artificiale (Al) në bizneset e tyre, ndërsa më shumë se 40 për qind e tyre nuk kanë plan të përdorin teknologjinë më të fundit.

Sondazhi, i kryer nga Nikkei Research, shtroi një sërë pyetjesh për 506 kompani gjatë 3-12 korrikut, me rreth 250 prej tyre që u përgjigjën, në kushte anonimiteti.

Bëhet e ditur se rreth 24 për qind e të anketuarve thanë se kanë integruar tashmë AI në bizneset e tyre dhe 35 për qind po planifikojnë ta bëjnë këtë, ndërsa 41 për qind e mbetur nuk kanë plane të tilla.

Gjithashtu, 60 për qind e të anketuarve thanë se po përpiqen të përballojnë mungesën e punëtorëve, ndërsa 53 për qind synojnë të ulin kostot e punës dhe 36 për qind përmendën përshpejtimin në kërkim dhe zhvillim.

Pengesat e tjera përfshijnë mungesën e ekspertizës teknologjike, shpenzime të konsiderueshme kapitale dhe shqetësim për besueshmërinë, tregoi sondazhi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Sondazhi edhe se 15 për qind e të anketuarve kanë përjetuar sulme kibernetike gjatë vitit të kaluar dhe 9 për qind kishin partnerë biznesi që pësuan sulme kibernetike gjatë së njëjtës periudhë.

Të pyetur për dëmet, 23 për qind e atyre që pësuan vetë sulme kibernetike ose kishin partnerë biznesi që ishin objektiva thanë se biznesi ishte ndërprerë përkohësisht dhe 4 për qind thanë se pësuan rrjedhje informacioni.

Në lidhje me hapat për të rritur sigurinë kibernetike, 47 për qind e të anketuarve thanë se po kontraktonin mbrojtjen, ndërsa 38 për qind thanë se kishin specialistë të brendshëm.

Ndryshe, sondazhi tregoi se gjysma e kompanive mbështesin ndryshimin e një ligji që përcakton se bashkëshortët duhet të përdorin të njëjtin mbiemër.

Në sondazh, 50 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin një ndryshim të tillë legjislativ krahasuar me 11 për qind që kundërshtuan.

“Sistemi aktual po dëmton dinjitetin dhe lirinë e individëve dhe veçanërisht të grave”, shkroi një menaxher i një kompanie.

Në kundërshtim, një menaxher tjetër tha se lejimi i mbiemrave të veçantë mund të “dobësojë lidhjet familjare”.

Të pyetur se si një ndryshim në ligj do të ndikonte në biznesin e tyre, 14 për qind e të anketuarve thanë se morali i punonjësve do të rritej dhe 10 për qind thanë se do të ndihmonte aktivitetin e punësimit, ndërsa 56 për qind thanë se nuk presin asnjë ndikim. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zelensky: Tre të vrarë pas një sulmi rus në një kënd lojërash në Mikolajiv

Story i radhës

​Atletëve francezë iu ndalohet mbajtja e hixhabit në Lojërat Olimpike Paris 2024

Të fundit nga