Më shumë se 240 fëmijë janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë

Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, tha të mërkurën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Përveç vdekjeve dhe viktimave, të paktën 1937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në deklaratën e prokurorit.

Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktima në vendet ku “armiqësitë aktive” janë në vazhdim dhe në ato të pushtuara nga forcat ruse.

E mërkura, 1 qershor, shënon Ditën e Fëmijëve në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama dhe dy vëllezërit e tij!

Story i radhës

Aliana Mawla mahnitëse në rroba banjo, ngrit temperaturat në plazh

Të fundit nga