Historia e Denisit 31-vjeçar ka tronditur redaksinë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, duke sjellë një thirrje urgjente për ndihmë.
Kushërira e tij, e cila u shpreh mes lotësh dhe dhimbjeje, kërkoi që rasti i tij të trajtohej me prioritet, pasi Denisi vuan nga një sëmundje e rëndë që i rrezikon jetën.
Familjarët e tij kanë shprehur shqetësimin për kushtet ekonomike të vështira, duke theksuar se nuk kanë mundësi për të blerë medikamentet e nevojshme dhe për ta ndjekur atë për një specializim më të detajuar. Bashkëshortja e Denisit ka shprehur se ndihet e pafuqishme, duke treguar se problemet shëndetësore të tij kërkojnë kushte të mira ekonomike, të cilat ata nuk i kanë.
Thirrja e saj për ndihmë dhe kërkesa për mundësimin e kurimit janë në thelb të mesazhit të këtij emisioni.
“Kur zgjohem në mëngjes çoj Denisin në spital dhe fëmijët në shkollë. Fëmijët kthehen dhe rrinë vetëm në shtëpi. Unë duhet të rri pranë Denisit sepse ka shumë kriza. Më shumë qëndroj në spital se sa në shtëpi. Familjarët nuk e dinë që unë dal e lyp për të blerë ushqim ose gjak për Denisin. Cdo nënë do mërzitet nëse fëmija i thotë që dal dhe lyp”, tregoi ajo.
Burimi: botasot.info