Më shumë për zgjerimin e mundshëm të NATO-s

1 minut lexim

Ish-kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Suedia dhe Finlanda bashkohen me NATO-n, Moska do të detyrohet të forcojë forcat e saj në rajon.

Më pas zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko ka thënë se Rusia do të duhet të marrë masa sigurie nëse të dyja vendet pranohen, raporton BBC.

Grushko citohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve të ketë thënë se anëtarësimi i tyre do të çonte në “pasojat më të padëshiruara”.

Megjithatë, Lituania thotë se Moska vendosi armë bërthamore në provincën ruse të Kaliningradit – e cila është përgjatë bregut të Baltikut – shumë kohë përpara pushtimit të Ukrainës.

Në anën tjetër, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka postuar në Tëitter mbështetjen e Britanisë për Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ata janë “të lirë të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje”.

Kjo vjen pasi të dy vendet sinjalizuan se po shqyrtonin masën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cila është selavatja që duhet bërë në Ramazan?

Story i radhës

Pse Berisha po e sulmon sërish Bashën? Analisti habit me përgjigjen

Të fundit nga