“Më shqetëson…”/ Publicisti shqiptar me kritika të ashpra për ndikimin e Dejona Mihalit në Vetëvendosje – ja me çka e krahason!

1 minut lexim

Publicisti Mailim Nela ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndikimin ‘e madh” të Dejona Mihalut në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ndikimi i saj në Vetëvendosje dhe të Albin Kurti ngjason me fuqinë e Miladin Popoviçit te Enver Hoxha!

Sipas tij, punët, problemet dhe intesat e Kosovës i njohin dhe i mbrojnë më së miri shqiptarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Më shqetëson dhe nuk më pëlqen aspak pushteti dhe ndikimi i Dejona Mihalit në lëvizjen Vetëvendosje!

Influenca tek ajo lëvizje dhe ndikimi i saj tek Albin Kurti me rezonon me fuqinë e Miladin Popoviçit tek Enver Hoxha!

Ndikimin dhe influencën e një celule thellësisht majtiste nga Shqipëria Londineze e kam parë gjithmonë me shumë shqetësim dhe nuk kam besuar kurrë se ata janë aty për punë të mira.

Punët dhe interesat e Kosovës i njohin dhe mbrojmë më së miri shqiptarët e Kosovës!

Story i mëparshëm

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi me ceremoni të dytë të dasmës në Itali

Story i radhës

Debat dhe kontestime për Gjekmarkajn në Lezhë, Noka e konfirmon: PD i ka sjellë Lezhës një intelektual brilant

Të fundit nga