Më së ftohti në mëngjes në Kodrën e Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

March 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 mars – Temperaturë më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të DPHM-së, -8 gradë Celsius janë matur në Kodrën e Diellit, -4 në Krushevë, Hanet e Mavrovës, -1 në Berovë, 0 në Kriva Pallankë, Prilep, Ohër, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Pretor, 1 në Shkup-Zajçev Rid, 2 në Shtip, Vinicë, Veles, Strumicë, 3 në Shkup-Petrovec, 4 në Kavadar, 5 në Demir Kapi, ndërsa 6 në Gjevgjeli.

Ohri dhe Hanet e Mavrovës janë me më së shumti reshje në 24 orët e fundit. Nëntë litra për metër katror janë matur në këto dy vende, 6 në Krushevë, 5 në Kriva Pallankë, Berovë, Pozharan, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, 3 në Manastir, Shtip, Kodrën e Diellit, 2 në Prilep, Vinicë, Pretor, 1 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kumanovë, Kavadar, Pozhar.

Lartësia e shtresës së borës në orën shtatë në Krushevë ishte gjashtë centimetra, ndërsa një centimetër në Ohër.

Nga DPHM-ja njoftojnë se moti gjatë ditës do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë me erë mesatare deri të fortë nga veriu, mbi 60 kilometra në orë. Paradite, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore priten reshje të herëpashershme bore. Pasdite vranësira pritet të zvogëlohet dhe reshjet të ndalen kudo. Temperatura maksimale, sipas paralajmërimit, do të jetë në interval prej 2 deri 10 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe erë mesatare deri të fortë nga veriu. Paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 9 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ministrina e Shëndetësisë me raport për gjendjen shëndetësore të lënduarve në tragjedinë e Koçanit

Story i radhës

Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës, trashësia arrin deri në 7 cm!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë