Perspektiva europiane e vendit dhe situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin temat kryesore të takimit në Bruksel të Ministrit të Çështjeve Europiane Orhan Murtezani me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit Europian për Punët e Jashtme, Stefano Sanino. Në bisedë u theksua rëndësia e shfrytëzimit të momentit të ripërtërirë për të dinamizuar procesin e zgjerimit të BE-së në kontekstin aktual gjeopolitik, si një projekt që do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës dyditore të punës në Bruksel, Murtezani zhvilloi takime edhe me Komisionarin Europian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhei si dhe zyrtarë të tjerë./TV21.
Burimi: tv21