me rrethim burgu dhe tela gjembi kamera sigurie e porte te larte si e ruante ervis martinaj banesen e tij ne fushe kuqe 63a96429bdede

Me rrethim burgu dhe tela gjembi, kamera sigurie e portë të lartë, si e ruante Ervis Martinaj banesën e tij në Fushë Kuqe

December 26, 2022
min lexim

Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumte të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së. Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt. Siç shihet në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga ABC, banesa e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Muri i lartë rrethon qindra metër katror tokë. Tek porta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash.

Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.

Vis Martinaj është shpallur në kërkim pas arrestimit të Nuredin Dumanit i cili u rrëfye duke thënë se Martianj e ka paguar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen. Pas kësaj periudhe Ervis Martinaj jetonte në arrati, ndërsa ruante komunikimet me familjarët e tij. Pro këto komunikime u ndërprenë në fillimi të gushtit, kur Ervis Martinaj nuk u bë më i gjallë dhe fati i tij vijon të jetë një mister i madh për drejtësinë shqiptare. Ishin familjarët e Ervis Martinajt ata të cilët kanë kallëzuar në policinë e Kurbinit se kanë humbur çdo kontakt me djalin e familjes. Që prej 11 gushtit, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn. Hera e fundit që ai u pa gjallë, është pikërisht në këtë datë, ku ai është filmuar në Durrës pranë një hoteli dhe më pas në Tiranë tek zona e “Zogut të Zi”. Thuhet se Ervis Martinaj ka humbur gjurmët në rrugën në drejtim të Shijakut, ku dyshohet se u shit nga një grup tek kundërshtarët, pasi ai po kërkonte të lidhte aleanca të reja, që pas vrasjes së kushëririt të tij në Fushë Kurjë, Brilant Martinajt.

Ervis Martianj, cilësohet edhe si bosi i lojrave të fatit. Në kohën kur lotot ishin të lejuara, u aludua se Ervis Martianj arriti një shifër pasurie prej, 500 milion eurosh, shumë kjo e pa konfirmuar. Martinaj është i përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, si ajo e vrasjes së Enton Nikajt, por edhe në ngjarjen e rëndë në bllok ku Fabian Gaxha mbeti i vrarë ndërsa u plagosën disa të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

turkiye qender diplomatike ne vitin 2022 me ndermjetesime dhe ngjarje nderkombetare 63a96377f1efa
Story i mëparshëm

Türkiye, qendër diplomatike në vitin 2022 me ndërmjetësime dhe ngjarje ndërkombëtare

te moshuarin e kishin grimuar aktorja denoncon nje tjeter rast dhune te orenda 63a96608570de
Story i radhës

‘Të moshuarin e kishin grimuar’, aktorja denoncon një tjetër rast dhune te ‘Orenda’

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë