Dy emra mjaft të suksesshëm të estradës janë bashkuar për herë të parë për një këngën të re.
Bëhet fjalë për reperin e njohur, Ledri Vula dhe reperen Melinda të cilët kanë bashkuar forcat për të sjell projektin më të ri muzikor që mban titullin “A m’ke dasht”.
Përmes rrjeteve sociale përkatëse, të dy kanë paralajmëruar se kënga pritet të publikohet sot (13 korrik) në ora 19:00.
Ndërsa, Melinda ka sjell imazhe të reja që duket të jenë shkëputur nga xhirimet e klipit, teksa duket plot stil.
Reperja e hitit “Melodia” u shfaq mahnitëse në pozat e reja, në të cilat në fokus kishin linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Melinda Ademi