Një nga ndarjet më të përfolura, në kohën kur ndodhi por edhe rishtazi, është ajo mes Tunës dhe Patris Berishës. Në kohën kur lajmi u bë publik, u aludua shumë mbi arsyen e ndarjes, megjithatë dhënia fund e historisë mori vëmendje sidomos për faktin se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël dhe dyshja u bënë prindër për herë të dytë disa muaj më pas.
Që nga ajo kohë, Tuna ka qenë aktive në muzikë dhe rrjetet sociale, për kauza të ndryshme, ndërsa Patrisi ka mbajtur një “profil të ulët”, megjithatë nuk ka pasur shenja as të një ribashkimi, as të një konflikti të ri mes tyre. Por drama mes ish-partnerëve duket se vazhdon dhe këtë e konfirmon postimi i fundit i artistes në Instagram .
Ajo ka postuar një foto të djemve të saj në InstaStory, ndërsa menjëherë pas kësaj një deklaratë e cila lexon: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’jua thotë ligji që duhet ta bëjnë”