“Me Porsche, 207km/h në autostradën Shkup-Tetovë”, dënohet me 400 euro shtetasi i Kosovës

Përmes radarit të natës, policia e komunikacionit në rajonin e Tetovës ka kapur një shofer i cili ka lëvizur me shpejtësi prej 207 kilometra në orë, përcjell TV21. Policia e këtij rajoni, mbrëmjen e djeshme nga ora 20:00 deri në orën 22:00, kanë zbatuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

“Njëri nga tejkalimet është regjistruar në autostradën Shkup – Tetovë, në qarkoren Veri në hyrje të Tetovës, shpejtësia e matur ishte 207 kilometra në orë. Shoferit të makinës “Porshe”, S.E. nga Republika e Kosovës, i cili posedonte patentë shoferi të Zvicrës, i është përgatitur parashtresë dhe do të gjobitet me 400 euro”, informoi për MIA Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Flet arsimtari nga Lipjani i denoncuar për ngacmim të nxënëses, e quan ‘keqkuptim të madh’ rastin

Story i radhës

Bekteshi: BDI-ja hedh dorezën – kush i humb zgjedhjet të tërhiqet nga politika!

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez